Tenton të mbysë me tel gruan italiane, pranga shqiptarit në Itali

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë ditën e djeshme në Geonva, pasi ka tentuar të mbysë me tel gruan e tij italiane.

Sipas mediave italiane, ai përdori si justifikim disa dokumente pune për ta thirrur atë në shtëpi, pasi çifti ishin duke u divorcuar, më pas ai tentoi ta mbyste atë, pas një përleshje të fortë.

Ai ndërmori këtë veprim, pasi ishte shumë xheloz për ish-gruan. 41-vjeçarja italiane ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa në sekondat e fundit ka bindur burrin e saj, që të ndërpriste dhunën dhe ta dërgonte në spital.

Sapo mbërritën në spital, shqiptari u arrestua, pasi pavarësisht prezencës së burrit, 41 – vjecarja arriti që t’i bindte efektivët e policisë se ai ishte i agresori.

Tashmë 47-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje./Bl.Ba/Fjala.al