Armë, kokainë dhe vjedhje/Policia arreston 6 persona, dy të tjerë në hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 6 persona si dhe po procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra penale të ndryshme.

Në kuadër të operacioneve qw policia vazhdon për të goditur paligjshmërinë, këta persona janë arrestuar për mbajtjen e kokainës,  vjedhje, armë zjarri pa leje etj.

 

Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Lajme të tjera

Web TV