Jo vetëm futbolli shqiptar në krizë, Anglia në prag kolapsi: Qeveria të na ndihmojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli shqiptar është përfshirë nga kriza dhe klubet kanë bojkotuar prej javësh kampionatin për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti dhe i kanë drejtuar katër kërkesa qeverisë. Kërkesa që ende nuk po merren në konsideratë nga qeveria, që edhe gjatë karantinës totale që iu imponua vendit në nisje të pandemisë Covid-19 u tregua indiferente ndaj sportit, duke e injoruar totalisht.

Klubet kërkojnë disa ndryshime ligjore dhe lehtësira fiskale në mënyrë që të mbijetojnë, pasi ndodhen në një moment të vështirë. E thënë me fjalë të thjesht, futbolli kërkon ndihmën e qeverisë për të mos shkuar drejt kolapsit. Ndërkaq, një situatë e ngjashme po ndodh edhe ne Britaninë e Madhe, teksa klubet ishullore i janë drejtuar qeverisë për ndihmë pasi rrezikojnë falimentimin.

Media prestigjioze “BBC” ka publikuar sot një artikull me titullin: “Koronavirus: Qeveria e paralajmëruar, struktura e futbollit rrezikon kolapsin”. Artikulli i referohet një letre që një grup personalitetesh të shquara i ka drejtuar qeverisë, ku i kërkon ministrave të ndihmojnë futbollin në mesin e krizës së imponuar nga koronavirusi me një paketë shpëtimi.
Firmëtarët përfshijnë ish-presidentët e Federatës Angleze të Futbollit, Greg Dyke dhe Lord Triesman, aksionarin e Sunderland, Charlie Methven dhe ish-futbollistin, Robbie Savage. Ata thonë se shumë klube të EFL (Liga Angleze e Futbollit) dhe Ligës Kombëtare tani po përgatiten të “ndalojnë së luajturi … dhe të vendosin biznesin e tyre në administrim”, pra të shpallin falimentin.

“Ne do të kërkojmë që qeveria ta bëjë të qartë se çfarë mbështetjeje financiare është përgatitur të japë para se të jetë tepër vonë,” shkruan grupi në fjalë. “Në mënyrë që klubet të mbajnë veten gjatë dimrit dhe të vazhdojnë të luajnë, ata do të duhet të kompensohen për humbjen e shitjeve të biletave të ndeshjes. Jemi ende në kohë për të vepruar, por nuk mund të pritet më gjatë”.
Autoritetet ua kanë bërë të qartë klubeve që të përgatiten për disa muaj të tjerë pa të ardhura nga shitjet e biletave, pasi planet paraprake për rikthimin e tifozë në stadium nga 1 tetori u prishën javën e kaluar për shkak të numrit në rritje të rasteve të koronavirusit.
Kryetari i EFL-së, Rick Parry tha për “BBC Radio” të shtunën se disa klube “janë në prag të kolapsit”.

Lexo edhe :  "Artan Lame nuk ka ndërruar jetë!" Avokati Genc Gjokutaj akuzon mediat për lajmin fals

Institucioneve përgjegjëse për sportin u është kërkuar që t’ia bëjnë të qartë qeverisë brenda të mërkurës faturën e humbjeve nga mos-shitja e biletave në gjashtë muajt e ardhshëm.
Qeverisë i është bërë e ditur se duhet të sigurojë fonde emergjente për të mbuluar humbjet e klubeve nga të ardhurat e ditës së ndeshjeve. “Mungesa e këtyre të ardhurave nuk është rezultat i veprimeve të tyre, por politikave që janë caktuara nga qeveria”, shkruan grupi.
“Pa një plan për të shpëtuar klubet e futbollit, shumë anëtarë të EFL-së dhe të tjerë në Ligën Kombëtare gjithashtu, tani po përgatiten që të ndalojnë së luajturi, të mbyllin akademitë e tyre dhe fondacionet komunitare dhe të shpallin falimentimin. Kjo mund të çojë jo vetëm në dështimin e shumë klubeve historike të komunitetit, por kolapsin e strukturës së ligës kombëtare që kemi njohur për mbi 100 vjet. Këto janë vendime që do të merren në javët e ardhshme, teksa shumë klube nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre për të paguar stafin muajin e ardhshëm”.

Grupi i referohet paketës së shpëtimit prej 1.5 miliardë paund që qeveria iu dha organizatave të artit dhe kulturës në korrik. “Ne besojmë se futbolli, si sportet e tjera të dashura profesionale në këtë vend, është gjithashtu një aktivitet kulturor,” shtojnë firmëtarët. Një situatë thuajse identike me Shqipërinë, ku qeveria mbështeti biznesin dhe shtresat vulnerabël, por braktisi sportin, duke mos miratuar asnjë paketë ndihme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV