“New York Times”: Trump nuk i paguan taksat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas prestigjiozes “New York Times” në vitin 2016 kur kandidoi për president, Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale mbi të ardhurat dhe se të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pak javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duket se presidenti Donald Trump duhet të japë sqarime për një çështje që rihap debatin e taksave.

Sipas raportit të gazetës ai gjithashtu nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit.

hedh dritë mbi atë çka në të vërtetë e përball Trump me pagesat e taksave duke cituar se ka marrë të dhëna për pagesën e taksave të presidentit që shtrihen për më shumë se dy dekada.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë një artikull të tillë duke e cilësuar si lajme të rreme.

“Lajme të rreme. Janë krejtësisht lajme të rreme, të krijuara. Kthehemi në  të njëjtën histori. Mund të më kishe bërë të njëjtat pyetje katër vjet më parë. Unë duhej ta diskutoja dhe të flisja për këtë. Lajme të rreme totalisht.

Në të vërtetë, kam paguar taksa, dhe ju do të shihni shumë shpejt deklaratat e mia të tatimeve, çdo gjë  është nën kontroll. Ata kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë”, është shprehur Trump.

Zbulimet financiare tregojnë se ai ka fituar të paktën  434.9 milionë dollarë në 2018, por regjistrimet e taksave raportuan për një humbje prej 47.4 milionë dollarë.

Trump është munduar t’i mbajë nën vëzhgim të rreptë taksat dhe është i vetmi president në kohët moderne që nuk i bën ato publike. Detaje të tilla vijnë po ashtu në një moment të rëndësishëm përpara debatit të parë presidencial që do te zhvillohet të martën ku Trump do te përballet me demokratin Joe Biden. Ru, Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  “Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua me pëlqen shumë

 

 

Të fundit

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar...

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke e akuzuar për korrupsion të...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

Lajme të tjera

Web TV