Berisha: Azem Hajdari shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba, kërkohej të vritej nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri berisha  Berisha ka folur në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Berisha në rrëfimin e tij u shpreh që që Hajdari nuk kishte asgjë personale me bandën e Haklajve.

Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti”, është shprehur më tej Berisha.

Berisha tha që i ka kërkuar Hajdarit të largohej 6-muaj deri sa situate të qetësohej.

 

Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?

Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit. Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit!

British Antarctic Survey (BAS) ka publikuar disa oferta pune për të punuar në stacione të ndryshme kërkimore shkencore në...

Përse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit?! Flet HETUESI i njohur!

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe...

Lëkundjet e tërmetit godasin këtë vend, krijohet kaos dhe panik

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të enjten Nepalin. Tërmeti goditi zonën përreth kryeqytetit Katmandu, njoftuan Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare dhe...

Rama: Mjekësia ishte katastrofë, sot s’ka nevojë për të ikur jashtë

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Rama iu përgjigj komenteve mbi gjendjen e shëndetësisë, duke thënë se sot janë standarde mjaft të larta. Ai tha...

SIGAL thyen çdo rekord! Kompania me më shumë dëme të paguara për muajin janar 2025

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar së fundmi raportit mujor për periudhën janar 2025. Ajo ç’ka vihet re bindshëm është se SIGAL ka ruajtur...

Lajme të tjera

Web TV