E trishtë/ Poshtërohej nga shokët e konviktit, 14-vjeçari var veten në oborrin e shkollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullizmi është një problem global i cili po ndikon shumë keq tek fëmijët në mbarë botën. Rastet e këtij fenomeni janë nga më ekstremët, aq sa fëmijë të bullizuar i japin fund jetës në mënyrë dramatike.

I tillë është dhe rasti në Windermere në Angli, ku një nxënës 14-vjeçar, u gjet i varur në oborrin e shkollës. Ai ngacmohej nga shokët e klasës në shkollën me konvikt, me këta të fundit që i lyenin jastëkun me jashtëqitje.

Vetëm disa ditë pas këtij veprimi, Pierre DaCosta Noble me origjinë franceze vendosi ti jepte fund jetës në mënyrë dramatike. Shokët e tij thanë se ai ishte mërzitur shumë nga ky veprim dhe se ishte shprehur se nuk po mundej dot më në atë shkollë.

Ai kishte dalë nga dhoma  konviktit rreth orës 20:00, pasi shokët kishin rënë për të fjetur dhe nuk u kthye më.

I mituri u gjet i varur nga dy shokët e tij, të cilët dolën ta kërkonin të nesërmen në mëngjes.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Më 1 korrik 1555, admiralit legjendar osman Turgut Reis, një nga komandantët më të famshëm të flotës së Perandorisë...

Horoskopi ditor, 2 Korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet...

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV