Itali/ U arrestua duke vjedhur, shqiptari i jep fund jetës në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fund tragjik ka qenë për një shqiptar i cili i ka dhënë fund jetës me vetëvarje në qelinë e burgut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një burg në Bologna të Italisë.

Një 40-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij në qeli, ndërsa bëhet me dije se shoku i qelisë nuk e ka kuptuar fare.

Ngjarja ka ndodhur midis të shtunës dhe të dielës. Siç raportojnë mediat italiane, ai kishte disa muaj që kishte rënë në burg pasi ishte kapur duke vjedhur në shtëpinë e një zyrtari publik dhe madje kishte bërë edhe rezistencë.

Shqiptari ishte në pritje të gjyqit, ndërsa orët e fundit para se të merrte vendimin ekstrem kishte kërkuar që të fliste në telefon me familjarët e tij.

“Ka një nevojë urgjente për të zhvilluar strategji që mund të bëjnë më efektive zbatimin e planit kombëtar për parandalimin e sjelljeve vetëvrasëse në burg’,- tha në një shënim Antonio Ianniello, garantuesi për të drejtat e njerëzve të privuar nga liria personale./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Heshtja e Sali Berishës bërtet më shumë

Altin Ketro Sa normale është që një njeri, i cili nuk ka lënë kundërshtar pa goditur dhe sulmuar për korrupsion,...

14 orë në det të hapur! 17-vjeçarja u reziston pickimeve të mijëra kandilëve

Maya Merhige është adoleshentja e cila ka arritur të përshkojë ngushticën Kuk që ndan Ishujt Veriorë dhe Jugorë të Zelandës së Re. Muajin e kaluar...

Shpërthim pranë një spitali privat në Tiranë/ I vihet tritol makinës së doktoreshës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pjetër Budi”, në Qytetin Studenti. Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin...

Premtimi i Lamine Yamal ndaj Henryt pas ndeshjes Barça-Inter

Pas performancës së Lamine Yamal në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Montjuïc, 17-vjeçari foli me CBS Sports për Thierry...

“S’po kërkoj asgjë për veten time”/ Rama flet mbi synimin si kryeministër

ryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV