Nikola Gruevski dënohet me 1 vit e 6 muaj burg, ja kush u dënua tjetër për rastin “Shuplaka”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nicola Gruevski dhe ish-ministri Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”.

Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Ish-kryeministri Gruevski doli në përgjime ku kërkonte rrahjen e kundërshtarit politik.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.

Katër të fundit kanë rrënuar rrethojën e Komunës dhe kanë filluar të gjuajnë me lëndë të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal, raporton media maqedonase Alsat. Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Lajme të tjera

Web TV