Parandalimi i një karantine të dytë/Gjermania shtrëngon masat anti-Co*vid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Gjermania do të shtrëngojë masat e sigurisë.

Shteti do të kufizojë numrin e njerëzve në tubime dhe do të ndëshkojë të gjithë ata që shkelin rregullat e mbikëqyrjes, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Kufizimet do të synohen, pasi është e nevojshme të shmanget izolimi i vendit përsëri me çdo kusht”, tha kancelarja Angela Merkel pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve gjermane, duke shtuar se përparësi do të jetë mbështetja e ekonomisë.

Ajo tha se “strategjia e vatrave të nxehta” do të kufizonte pjesëmarrjen në tubime private në 25 persona dhe publike në 50, në zonat ku shkalla e infeksionit është 35 të infektuar në 100.000 njerëz gjatë shtatë ditëve.

Merkel tha se përparësitë e radhës janë shkollat dhe çerdhet që duhet të qëndrojnë të hapura.

Nëse shkalla e infeksionit arrin 50 për 100.000, festimet private do të kufizohen në 10 persona dhe ato publike në 25.

Sipas standardeve evropiane, Gjermania deri më tani ka pasur një infeksion relativisht të ulët dhe shkallë të vdekjes gjatë pandemisë, por Merkel paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse vazhdon me të njëjtin ritëm.

Vendi raportoi 2.089 raste të koronavirusit të martën, gjithsej 287.421, me 9.471 vdekje, ka bërë të ditur Instituti për Sëmundje Infektive Robert Koch.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV