Protesta në Spanjë për shkarkimin e presidentit të Katalonjës, hidhen koka derri para godinës së qeverisë -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë spanjolle ka shkarkuar dje presidentin e Katalonjës Quim Torra, por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët e Katalonjës. Ata menjëherë kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar veprimin e gjykatës spanjolle.

Protesta është thirrur nga Komitetet për Mbrojtjen e Republikës. Pas thirrjes, rrugët e Barcelonës u mbushën me protestues. Në sheshin Sant Jaume në Barcelonës, ​​tubimi në mbështetje të presidentit të shkarkuar ishte e qetë, megjithëse nuk ishte pa polemikë. Mësohet se policia ka arrestuar pesë prej protestuesve.

Pas shkarkimit, ish-presidenti i Katalonjës, Quim Torra u fut në mes të qindra protestuesve që ishin në sheshe për të mbështetur atë.

Protestuesit u përpoqën të mbanin një distancë sigurie, por Torra anashkaloi protokollin e krijuar nga organizatorët e protestës.

Organizatorët  e protestës, Komitetet për Mbrojtjen e Republikës kanë vendosur që si simbolikë të protestës të kenë kokat e derrit.

Organizatorët kanë hedhur shumë koka derri  në rrugën që ndodhet në afërsi të godinës qeveritare në Barcelona.

Kjo protestë vjen në një kohë kur qeveria spanjolle ka vendosur që të shtrëngojë dhe më tepër masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV