Rudina Hajdari flet për vrasjen e babait: Na premtoi që do të vinte për darkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari e ftuar në emisionin “Opinion” u shpreh që është në dijeni se kush janë personat që qëlluan mbi babain e saj, Azem  Hajdarin.

Ndër të tjera Rudina tregon për momentet pak para vrasjes së të atit.

“Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne” është shprehur Rudina.

Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë. Ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën.

Deputetja rrëfeu gjithashtu dhe për një rutinë të babait të saj që i bënte përshtypje asokohe.

Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë. Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV