Video/Botërori i Katarit, një Botëror me 5 yje, prezantohet kompleksi i ri luksoz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse situata në botë është ende e paqartë për shkak të epidemisë së virusit korona, puna për të pritur Botërorin e 2022-shit në Katar vazhdon.

Sapo ka përfunduar një nga komplekset në plazhet e Katarit do të përdoret nga disa prej përfaqësueseve të futbollit që do të marrin pjesë në këtë Botëror. Resorti “Salua” përfshin një hotel me 361 dhoma, 84 vila luksoze, 31 apartamente, një qendër tregtare dhe një park ujor krejt të ri.

Ai është ndërtuar pranë kufirit midis Arabisë Saudite dhe Katarit. Pamjet e ndërtesave janë të mrekullueshme, ambjentet brenda tyre janë tepër komode, me të gjitha kushtet. Në një tabelë shkruhen udhëzimet për zona të ndryshme brenda resortit, të cilat përfshijnë një qendër tregtare, një fshat arab dhe një park ujor.

Parku ujor, hyrja në “Shpellat e Detit”, rrëshqitjet në ujë, me shumë variacione e fantazi. Shenjat që inkurajojnë njerëzit të respektojnë distancimin shoqëror.

“Edhe pse bota është e izoluar nga epidemia, ne po vazhdojmë punën për organizimin sa më të përsosur të Botëorit të Futbollit në 2022-shin”, – tha Jan Mënkediek, Drejtor Administrativ i “Hilton Salwa Beach Resort”.

“Do të ketë skuadra futbolli që do të qëndrojnë këtu, – ka vijuar ai. – Ne kemi 3 fusha futbolli me përmasat e miratuara nga FIFA, ku mund të stërviten ekipet që do të qëndrojnë këtu.” Me pak fjalë, sikundër pritej, Botërori i 2022-shit premton një jetë një Botëror me “5 yje”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Lajme të tjera

Web TV