ISIS i bën pritë guvernatorit me një gomar të ngarkuar me eksploziv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gomar i ngarkuar me eksplozivë është vendosur për t’i zënë pritë një autokolone ku ishte edhe guvernatori nigerian. Kjo është gjetja më e fundit e ISIS.

Rojet kuptuan kurthin që u ishte ngritur dhe qëlluan në drejtim të kafshës “kamikaze”, duke shpërthyer eksplozivin në një distancë të sigurt. Për fat të mirë, asnjë nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa guvernatori Babagana Zulum u kthye në Maiduguri, nga ku ishte nisur, shkruan Daily Mail.

Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët e ISIS hapën zjarr mbi autokolonën, ku askush nuk u lëndua.

Ky është sulmi i dytë ndaj guvernatorit. Pak kohë më parë të paktën 30 persona mbetën të vrarë në një tentativë për të eliminuar guvernatorin, i cili arriti të mbijetonte.

Kryengritjet gati 10-vjeçare në veri të Nigerisë kanë vrarë rreth 36 mijë persona, ndërsa kanë detyruar mbi 2 milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Lajme të tjera

Web TV