Mediat italiane të alarmuara: Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që kërkojnë të blejnë hotele dhe restorante në qendrë historike të Venecias. Kjo gjë nuk ka shpëtuar pa u rrëmbyer vëmendjen mediave vendase të cilat kanë shkruar një artikull në lidhje me këtë gjë.

“Il Gazzetino” shkruan në një artikull se mbi kërkesën e shtuar të shqiptarëve për të blerë hotele dhe restorante në Venecia po hetojnë autoritetet kompetente. Ata duan të kuptojnë nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve për të blerë fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë, ose ricklim ndërkombëtar parash.

Alarmi është përcjellë për mediat italiane nga Federata e Sipërmarrësve. Presidenti i saj Roberto Magliocco shprehet se, “Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”.

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale, fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj, kanë çuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venecianë.
Pas mbylljes së gjatë nga karantina, mjaft prej tyre kanë vënë në shitje bizneset e tyre apo janë kontaktuar kryesisht nga shqiptarë që ofrohen si blerës të mundshëm. Gjatë muajve të fundit në qendrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje.
Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venezias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.
Roberto Magliocco sqaron, “As mos mendoni se blerësit që janë ofruar janë kinezë o rusë. Janë shqiptarë që sidomos kërkojnë të blejnë në sektorin e hotelerisë. Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, ose në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt është që mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar”.

Lexo edhe :  Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Në Venecia jetojnë rreth 1,450 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja, ndërsa sipërmarrës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV