Moto GP, Pol Espargaro bën “mea culpa”: Rrëzimi në Montmelo ishte i gjithi faji im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e Mark Márkezit, problemet e besueshmërisë së “Jamaha”-s apo gomat e reja të pasme të “Mishlën”-it po ndryshojnë rrjedhën e nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Kampionatit Botëror të Moto GP-së.

Alternativa janë të ndryshme për të thyer hegjemoninë e 8-herë kampionit të botës dhe “Honda”-s si konstruktor në këtë kategori motorësh, por emri i Pol Espargarósë nuk shfaqet. Janë plot dy gara, pra plot 50 pikë.

Kjo është distanca që ndan Fabio Kuartararon, udhëheqësin e Kampionatit Botëror, në MotoGP 2020 dhe Pol Espargaronë, që ndodhet në vendin e 12-të në renditje, pas tetë garash të zhvilluara deri më tani.

I pyetur në lidhje me paqëndrueshmërinë që po shfaq këtë sezon, ku ai është ngjitur në dy podiume, por ka edhe 3 gara me zero pikë, spanjolli ka theksuar se motori i tij, “KTM”, mund të vuajë të njëjtën gjë, si “Honda” në 2019 për përshtatjen e gomave me temperaturat e mjedisit.

“Ne mund të kemi të njëjti problem që kishte “Honda” vitin e kaluar, që ne duhet të zgjedhim gomën më të fortë në pjesën e përparme, – ka deklaruar Espargaroja. – Ne e kemi të vështirë kur është ftohtë ose kur është shumë e nxehtë. Ne kurrë nuk kemi arritur të përshtatemi me gomat dhe temperaturat e asfaltit.

Sepse të shtunën asfalti është më i nxehtë, pasi aty janë bërë më parë provat e Moto 2-shit. Të dielën është krejt ndryshe”

“Ne paguajmë më shumë se pjesa tjetër për ndryshimin e kushteve të pistës:, – ka shtuar piloti spanjoll. Po kështu, ai ka kritikuar veten për rrëzimin e tij në garën e Montmelosë, duke marrë me vete edhe Doviciozon.

Lexo edhe :  Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

“Asnjëherë nuk kam qenë kaq i paqëndrueshëm dhe të kem bërë kaq shumë gabime. Megjithëse ky kampionat është si një ruleta ruse. Ne nuk po dimë se çfarë të presim nga njëra garë në tjetrën. Megjithatë them se përplasja ishte faji im”, – ka përfunduar Pol Espargaroja.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Lajme të tjera

Web TV