Presidenti Trump dhe Biden zhvillojnë me tone të ashpra debatin e parë presidencial

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden zhvilluan debatin e parë presidencial të martën. Ky debat u karakterizua nga sulme ndaj njëri-tjetrit dhe shpesh herë me ndërpreje.

Debati mes Trump dhe Biden u zhvillua  sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.

Debati u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisioni i Debateve Presidenciale.

 

Biden e quajti presidentin Trump “palaço” që në nisje të debatit./Jo.Be/Fjala.al