Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në Kamzë, ku konfirmohet plagosja e dy të rinjve.
Efektivët e policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, të miturin Shpresim Duraku, 16 vjeç, banues në Laknas.
I riu akuzohet se në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me Endi Dakun, 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.
Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë, shoku i Endi Dakut, sepse ka goditur me mjete të forta në trup Shpresim Durakun.
Aktualisht shtetasi Endi Daku ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Duraku ka pësuar dëmtime të lehta.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur./Bl.Ba/Fjala.al