Totenhemi, çerekfinalistja e parë e Kupës së Ligës Angleze, i falet pikës së bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbys deficitin e pjesës së parë dhe ngadhënjen më pas nga goditjet nga pika e bardhë. Kupa e Ligës Angleze ka vijuar takimet e turit të saj të 16-shes dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt, në kanalin RTSH Sport, takimin e spikatur të mbrëmjes, derbin londinez midis Totehnemit dhe Çellsit.

Miqtë kanë qenë më mbizotërues në lojën në pjesën e parë, duke gjetur edhe golin në minutën e 19-të, me një goditje të zgjuar të gjermanit Timo Verner.

Përtej lojës më të mirë të bluve londinezë, të drejtuar nga ish-lojtari Frenk Lampard, ky gol do të mbetet në fuqi në mbyllje të pjesës së parë.

Ndërsa ajo e dyta shikon skuadrën e Totenhemit, të drejtuar nga ish-trajneri i Çellsit, Zhoze Murinjo, ta kërkojë më tepër golin dhe do të arrijë ta gjejë atë 6 minuta para fundit, me anë të Erik Lamelasë.

Koha e rregullt e këtij derbi të Kupës së Ligës Angleze do të mbyllet kështu në barazim 1-1. Dhe, në bazë të formulës së kësaj veprimtarie, gjithçka do të vendoset nga goditjet e 11-metërshva.

Aty ku lojtarët e Totenhemit tregohen më të saktë, duke i shënuar të 5 goditjet e tyre, ndërsa i riu Maunt gabon për Çellsin në goditjen e 5-të dhe të fundit, duke i dorëzuar kështu kualifikimin kundërshtarëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant,...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, që dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV