Zgjedhjet në PD/Në Shkodër konfirmohen emrat e propozuar

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe për kandidatët që do të futen në listat Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte nga 60-70 % e anëtarëve të PD-së.

Sipas rezultateve është kontestuar Prel Gjoni ne Puke dhe Marin Tukaj në Vau Dejës.

Ndërsa në  Bashkinë Malësi e Madhe janë konfirmuar të gjithë emrat e propozuara.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Shkodër, ku të gjithë kandidatët janë konfirmuar.

La.Mi/Fjala.al