Champions kuqezi/ Shikoni sa shumë shqiptarë luajnë në këtë edicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Champions League për fazën e grupeve. Një sërë sfidash interesante dhe përballje titanësh u rezervuan nga përzgjedhja e goglave, por ajo që spikati më shumë ishte rikthimi i duelit Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi.

Megjithatë për tifozët shqiptarë ky edicion i Ligës së Kampionëve është unik edhe për arsyen se do të ketë një numër të madh shqiptarësh që do të luajnë aty. Thomas Strakosha do të mbrojë portën e Lazios, Berat Gjimshiti do të jetë në prapavijën e Atalantës ndërsa Myrto Uzuni që luan në radhët e Ferencvarosit do të konkurrojë me Messin dhe Ronaldon për të shënuar sa më shumë gola. Por jo vetëm kaq pasi nuk duhet harruar Xherdan Shaqiri tek Liverpool, Vedat Muriqi tek Lazio si dhe dyshja Mërgim Berisha-Albert Vallci tek Salzburg.

Pra, plot 7 lojtarë me origjinë shqiptare, 3 nga të cilët mbrojnë ngjyrat e Kombëtares tonë do të jenë këtë sezon në Champions League.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Përmbyset gomonia me 68 pasagjerë, tre motra minorene humbin jetën

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar...

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Lajme të tjera

Web TV