Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar pas postimit të kryeministrit Rama ku e quajti programin e PD-së “një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë”.
Rama e cilësoi Metën si makinistin e tramvajit, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP.
Meta i është kundërpërgjigjur epiteteve të kryeministrit me një tjetër epitet nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke e quajtuar “Profeti i kokoshkave”.
“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shprehet Meta. /Ra.My.Fjala.al/