FOTO/ Modelja e njohur dhe këngëtari humbasin fëmijën e tyre, përjetimi në lot dhe dhimbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja Chrissy Teigen njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, e kanë humbur fëmijën. Deklarata e dhimbshme vjen disa ditë pasi modelja bëri publike në rrjete sociale problemet e shtatzënisë.

“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijën. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkroi ajo në Twitter. Në një postim në Instagram, Chrissy u shpreh se pavarësisht transfuzioneve të gjakut, foshnja nuk arriti të marrë lëngjet e nevojshme.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk qemë në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne nuk i kemi vendosur kurrë emrat e fëmijëve deri në momentin që kanë ardhur në jetë. Por, për disa arsye, kishim nisur ta quanim djalin tonë të vogël Jack. Kështu ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë dhe do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë të vogël – më vjen keq që në momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë probleme, sa që nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.”

Në fund të postimit, Chrissy thotë se “ditët s’do të kenë gjithmonë diell”. “Por ne do ta përqafojmë dhe duam njëri-tjetrin dhe do t’i kalojmë të gjitha,” përfundon ajo. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Lajme të tjera

Web TV