Mitsotakis ultimatum Turqisë: Nuk ka më tolerime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit turk Rexhep Erdogan, në deklaratën e tij para fillimit të Samitit në Bruksel.

Sipas medias greke “Protothema”, Mitsotakis iu referua sjelljes së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke thënë se “ka ardhur koha që Evropa të diskutojë me guxim dhe sinqeritet se çfarë marrëdhënie dëshiron vërtet të ketë me Turqinë”.

“Një gjë është e sigurt tha kryeministri grek, provokimi turk, qoftë i manifestuar përmes veprimeve të njëanshme ose i manifestuar përmes retorikës ekstreme, nuk mund të tolerohet më. Dhe jo vetëm sepse sjellja turke shkel të drejtat sovrane të dy vendeve anëtare të BE, Greqisë dhe Qipros, por edhe sepse kjo sjellje turke dëmton interesa të rëndësishëm gjeopolitikë të të gjithë të Evropës në Mesdhe”, u shpreh kryeministri grek.

Mitsotakis shtoi se nëse Turqia nuk ndjek rrugën e dialogut, Evropa do duhet të marrë veprime kundër saj.

“Dy shtigje hapen para nesh, njëra është rruga e dialogut të diplomacisë, një dialog i cili duhet të bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar, shmangien e veprimit të njëanshëm dhe rregullat e fqinjësisë së mirë.

Mënyra tjetër është përshkallëzimi i tensioneve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çojnë herët a vonë Evropën të ndërmarrë veprime kundër Turqisë.

Greqia ka provuar në praktikë se dëshiron të ndjekë rrugën e parë.

Turqisë i mbetet të bëjë të njëjtën gjë, por ajo duhet ta bëjë atë në mënyrë të qëndrueshme dhe me stabilitet,” theksoi kryeministri grek.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV