Janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19 mes bluzave të bardha në spitalin Rajonal të qytetit të Beratit.
Dy infermiere të këtij spitali kanë rezultuar pozitive me koronavirus disa ditë pasi kanë shfaqur simptomat e para të infektimit.
Njëra prej infermiereve punonte në repartin e Infektivit ku ishin të shtruar pacientët me shenjat e përfërta të Covid prej nga aty ka marrë edhe virusin.
Infermierja tjetër e diagnosikuar me Covid punonte në ambientet e urgjencës.
Ndërkohë pas rezultatit pozitv të tamponeve të tyre ështëbërë dezinfektimi i ambienteve ku ato punonin dhe po gjurmohen kontaktet e tyre, familjarë osë kolegë të tjerë në spitalin e Beratit.
Dy infermieret së bashku me një pjesë të stafit që kanë pasur kontakte të ngushta janë karantinuar në banesat e tyre dhe rapotohet një gjendje e stabilizuar. /Ra.My.Fjala.al/