Bylykbashi: Po dëmtohet konsensusi, PS refuzon t’i drejtohet ODIHR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik thotë se PS po dëmton konsensusin. Në një deklaratë për mediat, para nisjes së mbledhjes, Oerd Bylykbashi u shpreh se ky qëndrim i PS, duke mos i dërguar kërkesën ODIHR rrezikon edhe hapjen e negociatave.

Sipas tij, mazhoranca po mban peng dërgimin e kërkesës së tyre tek OSBE-ODIHR, institucion nga i cili opozita e Bashkuar pret opinion për çështjen e garimit të lirë në zgjedhje me koalicionet siç janë sot.

“Kemi kërkuar t’i drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë në koalicione siç janë sot në përputhje me Kushtetutën. Ka dy javë që PS refuzon të dërgojë kërkesën pranë ODIHR.

Me këtë veprim bllokon marrëveshjen e 14 janarit si dhe po bllokon mbledhjen e Këshillit Politik, ata po ashtu po vënë në rrezik edhe procesin e hapjes së negoaciatave me BE”,- tha Bylykbashi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të...

Horoskopi, e martë, 7 maj 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kjo është një javë reflektimi edhe nëse nuk ju pëlqen të rrini ulur dhe kot. Jupiteri është ende në shenjë dhe do të mbetet...

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin në këtë transfertë me shumë...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Lajme të tjera

Web TV