Turqi/ 24 vite burg për vrasjen e vajzës dhe copëtimin e trupit të saj të fshehur në frigorifer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësi i një dyqani qebapi në Turqi u dënua me 24 vite burg për vrasjen e vajzës së tij dhe copëtimin e trupit të saj për të fshehur krimin i cili ka ngjashmëri me skenarin e një filmi horror.

Hasan Uslu e mbyti vajzën e tij 32-vjeçare, e cila punonte si një kërcimtare dhe i mbajti pjesët e trupit të saj në frigorifer, pasi u kthye në shtëpi vonë dhe e dehur. Ngjarja ndodhi në distriktin e Kesan, në provincën e Edirnes në veriperëndim të Turqisë.

Punonjësi i qebaptores u arrestua pasi pjesë të trupit të vajzës 32 vjeçare u gjetën të mbështjella me gazetë nga një burrë që mblidhte boçe pishe, në pyllin pranë.

Uslu tha përpara trupit gjykues se ishte faji i vajzës për ngjarjen, pasi ajo ofendoi nënën e saj kur u kthyer në shtëpi dhe nuk tregoi respekt ndaj tij. Ai tregon se kur vajza i ktheu fjalë e humbi toruan dhe e mbyti atë.

Policia kreu ekspertizën dhe arriti të gjente se bëhej fjalë për kërcimtaren Didem Uslu.

Pas hetimeve u zbulua se babai i saj po tentonte të fshihte trupin e vajzës së bërë pjesë-pjesë në pyll. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV