U arrestua për korrupsion nga SPAK/ Mimoza Margjeka e revoltuar: Po më godasin

Gjyqytarja e pezulluar nga detyra, Mimoza Margjeka ka sot seancën në Apelin e Gjykatës së Posaçme teksa ka akuzuar SPAK-n drejtpërdrejt.

Sipas saj akuzat që i janë drejtuar nuk qëndrojnë. Teksa hodhi akuza ndaj SPAK tha se do të kërkonte që seanca ndaj saj të jetë publike.

Sipas gjyqtares, goditja politike i është dhënë pasi nuk dha mandatin e kryebashkiakut në Durrës, pasi sipas saj ato zgjedhje ishin nul.

Ajo u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.

”Të nxjerrin një foni. Janë fjalë propagandistike. Dhe jam e çuditur. Kanë goditur reputacionin tim. Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë.

Është nul kam thënë, nuk ishin zgjedhje ato. E vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.”- tha Mimoza Margjeka./Bl.Ba/Fjala.al