Basketboll, Goga Basket dhe Teuta, vijon dueli në distancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ekipet e Durrësit nisin përgatitjet për sezonin e ri dhe për Ligën Unike. Dy ekipet e Durrësit, Teuta dhe Goga Basket i kanë dhënë tonin basketbollit shqiptar të këtyre viteve të fundit, duke i fituar të gjitha trofetë dhe duke ofruar një spektakël të vërtetë në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Dhe përtej ndërprerjes së sezonit të shkuar, për shkak të epidemisë së virusit korona, afrimi i sezonit të ri ka rindezur edhe duelin në distancë midis këtyre dy skuadrave. Kështu, fituesja e të vetmit trofe të koshit, të dhënë në 2020-ën, Kupës së Shqipërisë, Goga Basket, ka ndërruar trajner, teksa Afrim Bilali ka marrë drejtimin e Vllaznisë, ndërsa durrsakët kanë rikthyer në stol Melzin Lazimin, trajnerin që i udhëhoqi para dy sezonesh drejt titullit kampion.

Dhe me konfirmimin e pjesëmarrjes në Ligën Unike me Kosovë, Goga Basket ka nisur edhe përforcimet, duke nënshkruar fillimisht me organizatorin e talentuar të ekipit kombëtar, Klein Strazimirin, që vjen pas përvojave me dy ekipet e kryeqytet, Tiranën dhe Partizanin.
Një tjetër përforcim i rëndësishëm ka qenë edhe ardhja e Endrit Hysenagollit, njërit prej shtyllave kryesore të Kombëtares kuqezi të koshit, por edhe një prej sportistëve më cilësorë të dhjetëveçarit të fundit.

Pas dy sezoneve në Durrës me skuadrën e Teutës, kryeqytetasi i është bashkuar Goga Basket, ndërsa një tjetër rikthimi i bujshëm është ai i amerikanit Grifin Rame. Pas një sezoni me ekipin e Teutës ai rikthehet në shtëpinë e tij, aty ku shkroi historinë, duke u shpallur kampion.

Një tjetër protagonist në fitimin e atij titullu ka qenë edhe malazezi Nikola Gjokoviç, i cili është nga përforcimet më të fundit të Goga Basket. Pas një periudhe të gjatë pauzë, ekipi i Teutës prej me shume se dy javësh ka rifilluar stërvitjen me trajnerin Nikola Milatoviçin, i cili është rikonfirmuar dhe për këtë sezon në krye të ekipit.

Lexo edhe :  “Babai im vrau nënën tim”/ Rrëfimi i trishtë i ish-yllit të Napolit

Nga skuadra e sezonit të kaluar që u mbyll, sipas drejtuesve të klubit durrsak, në mënyrë të padrejtë pa fitues, janë larguar lojtarët Endrit Hysenagolli, Julian Hamati, Filip Bakiç, Grifin Rame dhe Majkëll MekDevit, të cilët Teuta i falenderon për kontributin e tyre në një sezon të vështirë për të gjithë ne.

Teuta ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të informojë tifozët dhe publikun për afrimet e reja në skuadër.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV