Mahatma Gandi/Njeriu që i solli pavarësinë Indisë, pa shkrehur asnjë armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta dhe vepra e Mahatma Gandit është kthyer në mit. Popullariteti i tij gjithashtu është një fenomen mbarëbotëror.

Mohandas Karamchand Gandhi u lind më 2 Tetor të vitit 1869 në Porbandar në shtetin Gujarat në Indi. Ai në fillim nuk ishte një nxënës i mirë dhe ishte shumë i druajtur. Pas përfundimit të studimeve për drejtësinë në Londër dhe përpjekjeve të para të pasuksesshme që të punojë si avokat në Bombej, në vitin 1893 ai udhëtoi për në Afrikën e Jugut. I diskriminuar edhe vet për shkak të ngjyrës së lëkurës, ai themeloi gazetën “Indian Opinion” e cila u kthye në një zëdhënëse të rreth 60 000 indianëve në Afrikën e Jugut.  Mahatma Gandi ishte një politikan me parime të patundura etike.

Integriteti personal dhe heqja dorö nga dhuna ishin veçoritë, me të cilat ai luftonte kundër sundimit kolonial britanik në Indi dhe e me të cilat e çoi vendin e tij drejt pavarësisë. Mahatma, “shpirti i madh”, e quanin atë bashkatdhetarët dhe e nderonin si simbol të lirisë dhe rezistencës. Kur Karamchad Mohandas Gandi erdhi në Afrikën e Jugut, ai besonte në të drejtën dhe ligjin, siç e kishte mësuar në Londër. Por avokati i ri e pa shpejt vetën të konfrontuar me shoqërinë, në të cilën të ardhurit indianë diskriminoheshin me ligj në fuqinë koloniale britanike. “Kur ai vetë u hodh një ditë nga treni nga një kontrollor i bardhë për shkak të prejardhjes së tij, u indinjua aq shumë nga kjo padrejtësi, saqë që në atë moment vendosi të luftojë kundër diskriminimit racor”, tregon historiania Gita Dharampal-Frick e institutit për Azinë Jugore në universitetin e Heidelbergut.

“Gandi u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij për rezistencë paqësore”, thotë Gita Dharampal-Frick.”Ai i kushton shumë vëmendje integritetit të secilit, ai e quan edhe vertetësi, që njëriu duhet të cojë një jetë të vertetë, në harmoni me mjedisin, me njerëzit e tij dhe që politika duhet ta mbështesë këtë lloj jete.” Në vitin 1920 ai merr përsipër udhëheqjen e Partisë së Kongresit. Në vitin 1930 pason veprimi i tij spektakolar: me një marsh Gandi proteston kundër faktit se indianët as nuk prodhojnë e as nuk guxojnë të shesin kripë e megjithatë tatoheshin ende nga britanikët. Në vitin 1942 Gandi u burgos, sepse kishte kërkuar pavarësinë e menjëhershme të Indisë.

Lexo edhe :  Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Gjithsej ai kaloi tetë vjet në burg.  Shumë nga njerëzit e nënshtruar në Indi e shihnin Gandin si figurë simbol të lirisë dhe pavarësisë. Mesazhi i tij u jepte atyre vetëdije, rrëfen Radha Bhatt, kryetare e Gandi Peace Foundation in Delhi. “Më parë njerëzit në Indi nuk ishin kaq të guximshëm dhe pa frikë, por doktrina Satyagraha i bëri shumë trima. Ata e dinin, ne luftojmë, por jo me armë, por me mjetet e Satyagrahas dhe kjo do të thotë e “vërteta”. Ata e përvetësuan të vërtetën aq shumë, saqë u bënë të patrembur dhe nuk shqetësoheshin më, se përmes Satyagrahës mund të humbisnin edhe jetën.” Më 15 gusht 1947 Gandi e arriti qëllimin: pavarësinë e Indisë.

Por ajo ishte në të njëjtën kohë edhe dështimi i tij, thotë Bhatt i Ghandi Peace Foundation. “Ai donte ta krijonte Indinë sipas ëndrrave të tij dhe idetë e tij i përshtateshin shoqërisë indiane. Përfytyrimi i tij se si duhej të zhvillohej India ishte krejt tjetër nga ajo, që erdhi pas pavarësisë.” Pavarësia solli me vete një ndarje të subkontinentit në Indinë kryesisht hinduiste dhe në shtetin musliman të Pakistanit. Në një shpërthim të paparë dhune humbën jetën dhe atdheun me mijëra vetë. Gandi mbijetoi shpalljen e pavarësisë vetëm për disa muaj. Në fillim të vitit 1948 ai u vra në Delhi nga një hindu fanatik.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë, se të mëdhenjtë kanë punë...

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta. Vetëm në gjashtëmujorin e parë...

Lajme të tjera

Web TV