Theu dhe vodhi marketin, në pranga 26-vjeçari nga Elbasani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kavajës ka vënë në pranga  një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh.

Pas denoncimit të një qytetari nga Golemi se ishte vjedhur marketi në pronësi të të shtetasit K. Gj., 30 vjeç, policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

Bazuar në pamjet filmike të marra nga market i cili ishte vjedhur me thyerje, policia e Kavajës ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera është vënë në pranga 26-vjeçari më Fatbardh Peqini, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur tri çantave disa pije alkoolike dhe artikuj të ndryshëm të vjedhur në marketin e shtetasit K. Gj., si dhe një sasi lekësh.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i tentativës për vjedhje në banesën e shtetasit A. L. dhe autor i vjedhjes së sendeve personale të shtetasit F. K., në zonën e Spilles.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”. /Ra.My.Fjala,al/

Të fundit

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët...

Lajme të tjera

Web TV