Violeta Gjoka: Unë spikerja, ju rrëfej sekretet e RTVSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Violeta Gjoka është një nga spikeret më të njohura të Radio Televizonti Shqiptar. Ajo tashmë jeton mes Shqipërisë dhe Italisë e tërhequr nga ky profesion. Herë në Tiranë me nostalgjinë e vet dhe herë te e bija, Enxhi Nini, një violiniste dhe këngëtare që e ka shtrirë karrierën në Apenine. Por Violeta Gjoka së fundi ka vendosur të tregojë historinë e jetës së saj në një rrëfim të rrallë, të guximshëm dhe të shkruar bukur. Në faqen e saj në facebook Gjoka ka treguar me detaje historinë e vetë dhe disa sekrete të RTSH që nuk ishin bërë kurrë publike. Ajo tregon se si u bë spikere në radio fillimisht dhe më pas kaloi në televzion, një arritje e jashtëzakoshme për kohën në të vetmin televizion në Shqipëri. Një arritje e madhe por me shumë vështirësi sepse duke qenë nga një familje që cilësohej me biografi të keqe, ajo përndiqej në atë kohë. Megjithatë fati i saj ishte se nisja punë si spikere përkoi me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha. Kush e pengoi dhe kush e ndihmoi? Kush e mbështeti dhe si funksioonte RTSH e viteve të fundit të diktaturës? Lexoni rrëfimin e Violeta Gjokës. Sot publikohet pjesa e parë.

Violeta Gjoka

Unë jam rritur aty, pranë Radio Tiranës së vjetër dhe mu aty gati përballë rrugices time të vogël, ndodhej dhe ndertesa 1 katshe e TVSH- së, një shtëpi e vogel me dy dhoma që ndahej nga një korridor në mes që mesa më kujtohet, ende ishte eksperimental.

Mbrëmjeve në orën 18.00 na mblidhnin ne, fëmijet e lagjes që të ishim dëgjuesit e perrallëzës. Më pas u trasferua aty ku është dhe sot. Por dhe atje unë vazhdova të rritesha në ato korridore duke marrë pjesë në emisionet e fëmijve, me recitime, apo në konkurse poezish për fëmije, ku njëhere mora dhe një çmim. Më pas disa herë ngaqë lexoja bukur më provuan në mikrofon por zeri im akoma nuk ishte pjekur e degjohej si zë femije dhe më thanë që të prisja dhe ca të më piqej zëri.

Por ajo ” pak” zgjati shumë vite për shumë arsye të paarsyeshme por dhe pak nga neglizhenca ime. Kur kërceja në ansamblin e ushtrisë nuk gjeja kohë sepse isha në turne vazhdimisht nëpër Shqipëri. Ndërkohë zëri im ishte pjekur e në mikrofon dëgjohej shumë bukur sepse shpesh beja dhe spikeren… nëper turne ( kur mungonte Flutura)

Siç thashë më lart kaluan shumë vite që unë të rikthehesha në radio pas shumë peripecive, dhe arsyeja ishte një vërtetim që duhet të merrja aty. Në korridorin e radios takova një kolegun tim të ansamblit, S.Tilin i cili më ndihmoi të futesha brenda e më shoqëroi tek shefi i programacionit. Ai teksa më dëgjonte, me vëmendje se përse më duhej vërtetimi me nderpreu e më tha: Përse nuk bën një provë për spikere? Ke diksion të bukur e flet bukur…O Zot! ishte pikerisht ajo qe kisha enderruar atë natë!

Që do më dëgjonin e do më thonin të bëja një prove në mikrofon, por për momentin as vetë se di pse i thashe se duhet ta mendoj. Por kur dolëm nga zyra Sparti më thotë, pse s’pranove, ke vertet zë të bukur. Po të duash kthehemi dhe i themi të bësh provën.

Po, i thashë e vendosur, kthehemi, dhe u kthyem.

Më futem në studio para mikrofonit e më dhanë të lexoja një program. Pastaj më sollën disa fletë me lajmet dhe unë nga xhami shikoja entusiazmin e atyre pas xhamit. Pastaj erdhën dhe më dhanë disa fletë të tjera e më thanë mos i shih tani, kur të të themi ne, duhet ti lexosh a prima vista.

E kalova dhe ate shkëlqyeshëm. Ata shumë të kenaqur më thanë që të gjitha këto duhej ti lexoja para një komisioni më të madh prandaj më lanë një ditë tjetër.

Lexo edhe :  600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

Ishte 11 Prill 1985, shkova në orën 8.30 siç më kishin thënë, por aty gjeta një zymtësi të çuditshme dhe polici me tha qe s’besoj se të presin sot. Me vajti mendja për keq, do kenë pyetur për biografinë time, mendova, dhe u preva komplet. Në atë moment takoj një tjetër ish koleg timin të ansamblit që punonte në orkestrën e radios, dhe ai pasi i tregova pse isha aty më thotë: Ka vdekur Enveri moj, se kanë mendjen për këto punë tani. Ndërkohë, për habinë edhe të policit që u hap nga sytë, po dhe tonen, kishte zbritur dhe shefi e me shumë mirsjellje më thotë që të kthehesha pas nja dy javësh.

Pak më shumë se dy jave më pas, u riktheva në radio për të provuar fatin tim dhe me shpresën se tashmë pas vdekjes së Enverit, do ta kisha më të lehtë per çështjen e biografisë.

Një mengjes të bukur fund prilli, u paraqita serish tek sporteli dhe pasi i dhashë emrin policit e se ku do të shkoja, po prisja të vinte aprovimi. Shefi i programacionit zbriti e solli një fletehyrje për mua dhe u ngjitem lart tek studiot e radios. Po prisja në koridor teksa ai merrej me organizimin e dëgjimit tim dhe një herë nga e para.

Më kishin dhënë një tufë me lajme në dorë të cilat gjithë duke u dridhur nga emocioni i hidhja një sy…më në fund ishin mbledhur të gjithë andej nga teknika për të më dëgjuar, dhe une u futa në studio pasi që aty doli Vironi, një nga folsit. Ai pasi, me shpjegoji gjithë mirësjellje se ku duhej te vija theksin, gjate leximit me tha se do më degjonte.

Nga të gjithë atë që ishin pas xhamit, perveç shefit që ishte shume entuziast teksa ju fliste e tregonte për mua, mbaj mend që ishte aty Kiço Fotiadhi, dhe pastaj regjizore, redaktore e folsa, ku pervec Vironit ishte dhe Meropi Matlia.

E kalove provën, me tha shefi shume i entusiasmuar (për atë dukej se isha një zbulim) por do të vish të punosh me Elsën, që të perfeksionosh teknikën. Do të të shkruaj emrin poshtë që mos kesh vështirsi për të hyrë.

Elsa Xhai, një nga folset dhe zerat me te mire te radios ate kohe po dhe sot nuk eshte zevendesuar akoma, kishte hequr bajamet dhe punonte si redaktore vetem pasditeve ngaqe s’mund te fliste se non kishte ze. Punova paditeve me Elsen para se te praktikohesha direkt ne mikrofon. Dhe kur Elsa mendoi se isha gati, e pasi bera nje regjistrim me lajme, lexime, anoncime mengjesi e mbremjeje qe do ta degjonin serish s’di se ku, fillova te shkoja dhe mengjeseve here me Elsen e here me Meropin e Liljanen.

Jam ndjere shume e perkedhelur ate kohe. Te gjithe ishin shume te sjellshem. Me ndihmonin e silleshin shume mire, edhe pse disa aty e dinin per vellain tim qe kish qene i burgosur politik, asnje nuk foli e nuk tregoi.

Por me treguan qe dokumentat e mia kishin shkuar per shqyrtim ne lagje e me pas do te shkonin ne ministrine e brendeshme. Prisnin aprovimin qe andej qe te me jepnin oraret e te me fusnin direct ne mikrofon. Dhe ndersa une isha ne nje pritje te anktheshme … aprovimi erdhi. Lagjia kishte derguar nje relacion te shkelqyer ne M. E Brendeshme dhe nuk kishte shkruajtuar asgje per biografine, e keshtu mesa duket ministria si kishte hapur dosjet fare…por… gjithnje del dikush qe ste duron dot e do te te spiunoje…(Fundi i pjesës së parë).

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV