Francë/ Stuhia “Alex” regjistrohen viktima dhe dëme të mëdha materiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona u konfirmuan se kishin ndërruar jetë dhe disa të tjerë kishin rezultuar të zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm i sjellë nga Stuhia Alex shkaktoi përmbytje shkatërruese përgjatë bregdetit të Rivierës Franceze dhe zonave të brendshme. Shumë ura u shembën dhe rrugët u përmbysën ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati i tyre.

Departamenti i Alpes-Maritimes kishte paralajmëruar më herët për mot të keq. Të shtunën në mëngjes ndërsa shirat u lehtësuan, u hoq paralajmërimi i nivelit të kuq, por ndikimi i përmbytjeve ishte ende i pranishëm.

Ekipet e shpëtimit dolën në terren gjatë natës dhe orëve të para të së shtunës, por po pengoheshin nga ujërat të cilat kishin bllokuar shumë rrugë në zonë.

Të premten në mbrëmje mijëra shtëpi mbetën pa energji.Si shërbimi i zjarrfikësve ashtu edhe autoritetet lokale u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Si pasojë e prurjeve të mëdha të ujrave, u shkatërrua një urë, u dëmtuan shtëpi, ndërsa u përmbytën stadiumi dhe varrezat.

Lumi Var gjithashtu ishte subjekt i një paralajmërimi të keq për përmbytje pasi nivelet e ujit u rritën në nivele rekord, sipas disa raporteve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995,...

Walt Whitman do ta urrente këtë

Nga Elisa New Në vitin 1865, poeti Walt Whitman pyeti: O ç’të vendos në muret e dhomës? Dhe ç’piktura të var nëpër mure, Për të stolisur shtëpinë e...

Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë, Nigel Farage po ngjitet fuqishëm...

Lajme të tjera

Web TV