Leonard Solis: PD gati për një mandat qeverisës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis ka komentuar situatën politike në vend, ku fryma e debatit vijon të përqendrohet tek Kodi Zgjedhor.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Solis pohoi se situata aktualisht është e paprecedentë, ndërsa opozita e vërtetë është jashtë parlamentit.

“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ‘mos voto, voto’.

Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme. Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe.

Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i pareshtura në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet?

Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira. Po të isha si ai, do kisha ikur vetë.

Lexo edhe :  Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama.”, tha Solis.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV