Nënshkruhet MEC mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasadorja Floreta Luli-Faber: Një moment historik në marrëdhëniet ekonomike

Nëpërmjet një postimi në facebook ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber bëri me dije që ditën e sotme në Tiranë u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik (MEC).

Ambasadorja shkruan që nënshkrimi i këtij memorandumi është një moment historik në marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Si dokumenti më i rëndësishëm në këtë fushë pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992, MEC i hap rrugën konsultimeve ekonomike dhe një bashkëpunimi të ngushtë mes vendeve tona veçanërisht në disa sektorë si eksplorimi dhe zhvillimi i burimeve energjitike, infrastruktura, energjia, transporti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia”, ka shkruar ambasadorja në rrjetet sociale.

Memorandumi u nënshkrua mes nënSekretarit të Shtetit për Ekonominë, Z.Keith Krach dhe dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj.

Suksesi i parë shkruan ambasadorja është marrëveshja për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës me kompaninë amerikane më të madhe të ndërtimit, Bechtel./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i plotë i Floreta Luli-Faber:

Sot u firmos në Tiranë Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik (MEC), një moment historik në marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Si dokumenti më i rëndësishëm në këtë fushë pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992, MEC i hap rrugën konsultimeve ekonomike dhe një bashkëpunimi të ngushtë mes vendeve tona veçanërisht në disa sektorë si eksplorimi dhe zhvillimi i burimeve energjitike, infrastruktura, energjia, transporti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia.

Memorandumi u nënshkrua gjatë një vizite në Shqipëri mes nënSekretarit të Shtetit për Ekonominë, z. Keith Krach dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, zj. Anila Denaj. Suksesi i parë – Marrëveshja për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës me kompaninë amerikane më të madhe të ndërtimit, Bechtel. Jam besimplotë që MEC është hapi i duhur që do i hapë një perspektivë të re zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës në Shqipëri. Tashmë janë vënë themelet dhe fillon puna konkrete.

Lexo edhe :  Hidhet shorti në Kushtetuese, relatore për çështjen e Veliajt caktohet Sonila Bejtja