30 vite nga bashkimi i Gjermanisë.
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përituar nga rasti për të uruar Gjermaninë për bashkimin e saj 30 vite më parë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Kurti ka shkruar se bashkimi i dy Gjermanive është shembulli më i mirë se bashkimi kombëtar nuk çon kurrë në destabilitetin e një vendi.
Kurti bën një paralelizëm me situatën Kosovë-Shqipëri, bashkimi i cili sipas tij do të sjellë rezultate të favorshme edhe për rajonin.
“Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit. E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe.” shkruan ish-kryeministri Kurti.
Ish-kryeministri shkruan se asokohe shumë vende e kanë kundërshtuar me forcë bashkimin e dy Gjermanive, por edhe pse kundër sot Gjermania gëzon një ndër vendet me më shumë influencë në Europë.
Postimi i plotë i Albin Kurtit
30 vjet Gjermani e Bashkuar
Miq të Kosovës, sepse miq të drejtësisë universale e të ligjshmërisë në marrëdhënie ndërkombëtare. Miq të shqiptarëve, sepse dy popujt e kanë provuar se ç’do të thotë të jesh nën regjime diktatoriale, të cilat imponojnë ndarjen.
Sot ua uroj të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ua uroj edhe bartësve të institucioneve, Kancelares, Ambasadorit në Kosovë dhe Kryetares e Kryetarit të SPD-së.
Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit. E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe.
Shumë vende perëndimore e fqinje ishin të shqetësuara atëbotë, dhe kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive. Por sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve.
Nëntori, i shenjtë për gjermanët, fillon me ditën e tyre, nëntori i shenjtë për ne, mbaron me ditën tonë. /Ra.My.Fjala.al/