Çështja e “Shqipërisë së Madhe”/ Ministri serb i Mbrojtjes për Ramën: “Nëse kujdesej për paqen, s’lavdëronte vrasësit e UÇK-së”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbi përplasjen për çështjen e “Shqipërisë së Madhe”.

“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga  flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon. Nuk do të lavdëronte vrasësit e UCCK-së”, shprehet Vulin.

Duke iu përgjigjur postimit të Ramës në Twitter, Vulin shton se, Rama do të mbahet mend për çorapet e grisura se sa për ndonjë ide të ndiçme.

Rama kritikoi qëndrimin e ministrit serb për faktin se kishte konsideruar ofrimin e Portit të Durrësit për Kosovën si përpjekje për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Kryeministri i Shqipërisë i kërkonte homologut të tij serb që të dënonte këtë deklaratë të ministrit. Ishte pikërisht deklarata se, kryeministrit Rama se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” porti i Kosovës që ngjalli mjaft reagime në Serbi, me të cilëve ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ky i fundit në një komunikatë zyrtare për mediat shprehej se, një deklarim i tillë ishte dëshmi se Rama vijon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe e cilësoi deklaratën një  provokim. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV