Europë/ Rivendosen masat kufizuese pas rritjes rekord të rasteve me COVID-19

Rastet e reja me koronavirus po rriten në të gjithë Europën, me numëra rekord të rasteve ditore në disa vende në ditët e fundit, duke i detyruar të rivendosin kufizime.

Bashkimi Evropian dhe Britania po regjistrojnë një mesatare prej afro 48,000 rastesh në ditë, derisa rastet e reja kanë shënuar rritje shumë më të lartë se në kulmin e pandemisë në Evropë në prill, ku shumë vende u futën në izolim.

 

Franca së fundmi ka thyer rekordin e saj për infeksione të reja ditore me  koronavirus, me 16,972 raste të regjistruara në 24 orë, duke i çuar rastet totale të konfirmuara në 606,625.

Vendosja e maskës është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura në shumë qytete franceze, ndërsa në qytetin e Marsejës, baret dhe restorantet janë plotësisht të mbyllura. Ru. Do/ Fjala.al