FOTO/ Rudina Hajdari në Tropojë: E dua Tropojën…

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar sot Tropojën, në vendlindjen e saj.

“E dua Tropojën. Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse”, shkruan ajo.

Gjithsesi, edhe pse e larguar nga PD, Hajdari u ‘detyrua’ nga një qytetar të ngrejë dy gishtat.

Postimi i Hajdarit

E dua Tropojën

Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse.

Takuam sot me qindra qytetarë dhe teksa jam plot mirënjohje për mbështetjen, më dhemb kur dëgjoj prej tyre pesimizimin për situatën në të cilën jetojnë i cili nuk është pa arsye.

Bizneset e vogla mezi po mbijetojnë dhe shteti jo vetëm nuk i ndihmon por u con rregullisht taksidarët militantë që duan lekë nën dorë.

Turizmi, i cili duhet të ishte prioriteti i cdo qeverie në një vend me natyrë përrallore, është goditur jo vetëm nga pandemia por edhe nga babëzia e cila ka shkatërruar Valbonën duke e futur lumin në tuba e shkatërruar ekosistemin.

Rinia po emigron dhe qyteti po plaket sepse nuk arrin dot më ti bëjë ata ta imagjinojnë jetën këtu.

Ata që e kanë shkaktuar këtë, të dyja palët, fajësojnë nga mëngjesi deri në darkë njëri tjetrin por askush nuk ofron zgjidhje.

Nuk kanë faj!

Nuk mund të ofrojë zgjidhje kurrsesi kush e ka shkaktuar problemin.

Zgjidhja vjen vetëm nëse e marrim guximin të bashkohemi përtej tyre, së pari për të ndëshkuar babëzinë e mbi të gjitha për t’ia rikthyer shtetin qytetarëve.

Kjo po ndodh ndaj edhe ka shpresë

Faleminderit Tropoja.

Lexo edhe :  Qeveria, paketë masash për hapësirat publike, Rama: Forcim i kontrollit në territor