Historike/ Tottenham nuk njeh mëshirë, shkatërron Manchester United me shifra tenistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham ka shkatërruar Manchester United me shifrat tenistike 1-6 në “Old Traford”. Skuadra e Mourinho u tregua e pamëshirshmë në një sfidë mjaft të fortë ndaj “Djajve të Kuq”. Këta të fundit e nisën mjaft mirë sfidën duke shënuar më Bruno Fernades nga 11-metërshi në minutën e dytë. Por vetëm dy minuta më vonë “Spurs” reaguan me Ndombele duke barazuar shifrat.

Kaq mjaftoi që Tottenham të merrtë frenat e lojës duke realizuar sërish me Kane dhe Son dy herë. Kartoni i kuq i Martial përkeqësoi punët për United që e pa vetën në disavantazh 1-4 në pjesë të parë. E dyta i përkeqësoi edhe më shumë gjërat ku ekipi i Mourinho shënoi sërish me Aurier dhe Kane duke çuar rezultatin në 1-6. Kjo ishte një humbje e rëndë për Manchesterin dhe Solskjaer ndërkohë për Mourinho ishte një fitore e madhe hakmarrëse ndaj ish-klubit të tij që e shkarkoi nga detyra.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV