Parid Turdiu: Republikanët partia e privilegjit të lindur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu, i cili jeton në SHBA, djali i një prej familjeve të njohura dhe të vjetra Tiranase ka ndarëopinionin e tij me ndjekësit në rrjetin social fecebook në lidhje me republikanët duke i quajtur ata të privilegjuar në shumë drejtime.

Ai e ka konkretizuar analizën e tij me disa shembuj nga jeta politike në arenë ndërkombëtare përmes statusit të tij.

Statusi i plotë im tij në facebook:

Amy Coney Barrett

Parid , dikur kryesisht te pasurit, tani edhe ata qe kerkojne privilegj racial.

Ne kete kuptim i ngjajne Partise Socialiste. Une vete kam lindur ne pjesen e diskriminuar te kohes.

Vdiq anetarja e Gjykates Supreme Ruth Bader Ginsburg, 87. Trump emeroi si zevendesuese te saj gjykatesen federale Amy Coney Barrett, 48. Ne fjalimin e pranimit, Barrett tha se eshte si Ginsburg.

Jo, nuk eshte!

Amy Coney ka lindur ne New Orleans, bija e nje juristi multimilioner te naftes. Ka ndjekur gjithemone shkolla katolike. Universitetin e mbaroi me “magna cum laude” ne degen e gjuhe-letersise. Juridikun (ne USA eshte shkolle pasuniversitare) e kreu ne universitetin katolik me prestigjioz te USA, Notre Dame, ku doli me “magna cum laude”, e para ne klasen e saj.

Ishte kryeredaktore e Notre Dame Law Review, qe jane revista juridike te botuara krejtsisht nga studentat. Eshte prestigj per nje jurist amerikan te kete qene ne Law Review. Obama ishte kryeredaktor i Harvard Law Review, shkolla me e fameshme juridike ne USA.

(Ne kualifikimet e kuadrit gjithemone permenden arritjet ne shkolle, se aty duket talenti i paster. Me vone, ne jete, futen gjera te tjera: tarafi, politika, servilizmi, sherbimet seksuale, etj.)

Ka punuar ne stafin e gjykatesit suprem Antonin Scalia (superkonservator) dhe si pedagoge e juridikut ne Notre Dame. Tre vjet me pare u konfirmua nga Senati si gjykatese federale e apelit.

Eshte e martuar me nje avokat, Barrett, ish shok klase; ka 7 femije, dy prej te cileve haitiane te zinj, te adoptuar. Femijen e fundit e ka “me nevoja shendetsore speciale”.

(Mua me duket se ka bere befotrof, se femijet ia rrisin sherbyeset, nderkohe qe kjo perndjek nje karriere me intensitet te larte. C’kuptim ka te kesh shume femije nqs nuk i rrit vete?!)

Te gjithe e pranojne se eshte zonje grua, inteligjente dhe e kualifikuar. (Per me teper eshte kinge.)

Ka nje filozofi juridike superkonservatore, – kanditadja me ideologjike qe eshte konsideruar per Gjykaten Supreme ne 3 dekada. Njihen pozicionet e saj, se ka shkruar gjeresisht, se ishte pedagoge. I perket shkolles “origjinaliste” ose literaliste, qe dmth se favorizon interpretimin literal te kushtetutes, duke refuzuar “shpikjen” e te drejtave te reja.

(Kushtetuta ka mbi 200 vjet. Ajo kerkon te na ktheje mbrapsh, ne kohen kur vetem nje numur i kufizuar njerezish gezonin te drejta te plota. Preferoj shkollen kontekstualiste, qe ia pershtat kushtetuten realitetit te sotem, ne nje proces te vazhdueshem te zgjerimit te te drejtave, per sa me shume njerez.)

Ajo ka shkruar kunder ligjit te shendetsise ACA (Affordable Care Act – Obamacare). ACA pritet te vije para Gjykates Supreme me 10 nentor, se disa “konservatore” (lexo agjente te inshurancave private) duan te heqin mbrojtjen per njerezit me “kondita paraegzistuese”. Sipas tyre kushtetuta nuk permend “pre existing conditions”, prandaj nuk mund te detyrohen inshurancat private te pranojne njerez qe nuk duan t’i pranojne.

Lexo edhe :  “Duhen reforma për të shkuar në BE”, Ibrahimaj: Anëtarësimi në vitin 2030 i arritshëm

Sipas juristeve liberale, po u lejove te besh biznes ne popull, duhet t’i nenshtrohesh mbrojtjes per pakicat, qoshin te semuret, te zinjte, grate, pakicat seksuale, etj.

Ajo ka shkruar kunder se drejtes se grave per te kontrolluar aparatin e vet reproduktiv, se “kushtetuta nuk e permend abortin”.

Juristet liberale argumentojne se amendamenti i katert, qe ndalon qeverine te beje “bastisje dhe sekuestrime te pa aresyeshme” ne shtepite e njerezve, permban ne menyre implicite te drejten e privatesise, pra te drejten e njeriut per te kontrolluar trupin e vet.

Konservatoret nuk e pranojne qe kushtetuta permban te drejten e privatesise.

Barrett ka shkruar se kushtetuta nuk u jep ish te denuarve te drejten per te votuar, por u jep te drejten per te mbajtur arme. Sipas saj, nje ish i burgosur nuk mund te pengohet te mbaje arme, por mund te pengohet te votoje.

(Shumica e ish te denuarve jane zezake. Kjo kenaq njekohesisht racistat dhe tregtaret e armeve.)

Gjykatesit liberale mendojne se, nje ish i burgosur, pasi e ka kryer denimin, e ka shlyer borxhin dhe nuk mund te pengohet per te votuar.

Barrett eshte kunder “stare decisis”, – respektimit te precedences juridike. Ka shkruar se nje gjykates duhet ta interpretoje kushtetuten sipas ideve te veta, jo detyrimisht ne perputhje me vendimet gjykatave te mepareshme.

(Kjo perben rrezik per sigurine juridike te vendit dhe barazine e shtetasve para ligjit.)

Barrett eshte 48 vjec. Do jete ne Gjykaten Supreme per 30-40 vjet. Me futjen e saj, raporti konservator/liberal ne gjykate shkon ne 6:3.

(Do e ktheje gjykaten 50 vjet mbrapa, per nje brez te te tere.)

Sondazhet tregojne se shumica e amerikaneve preferojne qe te priten zgjedhjet e reja per te emeruar gjykatesin e ri, por republikanet po nxitohen per ta aprovuar Barrett para zgjedhjeve.

(Paketim i drejtesise me gjykates konservatore, si drejtesia e Rames me komsa.)

Disa thone se eshte me mire te kemi nje grua inteligjente dhe parimore, me qellime te mira, si Amy Coney Barrett, se ndonje militant idiot, si disa republikane ne kongres.

(Ndoshta, por shfrytzimi i rastit per te paketuar Gjykaten Supreme me konservatore do sjelle politizimin dhe prishjen e Gjykates. Po fituan demokratet, do e rrisin numurin e anetareve, do e paketojne me liberale qe te behen shumice dhe do perfundoje si gjykata e larte e Polonise, me 50 anetare, shto miell e shto ujë.)

Duhet vene ne dukje se gjykatesit konservatore jo gjithemone ndjekin politiken e partise se djathte. Psh Roberts (emerim i Bush2) ishte vota qe shpetoi Obamacare herën e pare qe erdhi para Gjykates Supreme. Gorsuch (emerim i Trump) ishte vota vendimtare kunder diskriminimit te homoseksualeve, sivjet.

Republikanët shpesh nuk i realizojnë veshtiresitë e njerezve. Te pasurit, qofshin zezake, gra, apo homoseksuale, nuk kane nevoje per mbrojtjen e ligjit, se i mbron paraja. Gjithemone kane bere cfare kane dashur. Mbrojtja e ligjit duhet per te dobtit.

Të fundit

Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Athina vendos kushte të qarta për mbështetjen ndaj Tiranës zyrtare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Respektimi i...

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, do të kaloni mirë nëse tregoheni të hapur ndaj partnerit dhe shmangni debatet e panevojshme....

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti ka ndarë momente të...

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Lajme të tjera

Web TV