Reagon Rama pas publikimit të ministrisë serbe: Uroj të jetë meme, duhet dënuar pa asnjë dyshim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj publikimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ku Aleksandër Vulin, ministri i mbrojtjes ka pëfrdorur terma pexhorativ kundrejt tij .

Rama e ka pyetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiç nëse kjo është një shaka, duke shtuar se uron që kjo të jetë e tillë.

Në titullin e publikimit të ministrisë serbe, citohet ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, duke thënë “Atë që ua jepni shqiptarëve nuk mund t’ua ndaloni serbëve”.

“Aleksandar Vuçiç a është kjo e vërtetë apo është një meme [shaka] që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj?

Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, thuhet në reagimin e kryeministrity shqiptar Edi Rama në Twitter.

Përdorimi i termit “shiptari” është një veprim i shpeshtë i ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin. Ru. Do/ Fjala.al