Sherr në Kamëz, plagoset një person

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Mbrëmjen e sotme një punonjës i Policisë së Burgjeve ka plagosur një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan dhe punonjësi i Policisë mësohet se është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i plotë:

Kamzë,Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ka.Li/fjala.al