Stuhia “Alex” në Francë dhe Itali, era dhe shirat e rrëmbyer shkaktojnë dy viktima dhe 25 persona të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia meteorologjike Météo-France ka bërë me dije se shiu i rënë gjatë 24 orëve barazohej me sasinë e rënë gjatë katër muajve të vitit.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një stuhi e fuqishme goditi pjesën jugore të Francës dhe veriperëndimin e Italisë.

Stuhia e quajtur ‘Aleks’ shkaktoi erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyer çka solli përmbytje në shumë zona.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme 8 persona rezultojnë të zhdukur në Francë.

Disa fshatra në veri të qytetit francez Nice kanë pësuar dëmtime të shumta për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Shumë banorë e përshkruajnë si përmbytjen më të madhe që kanë ndodhur ndonjëherë.

Ndërkohë në veri të Italisë rrugë të shumta dhe disa ura janë përmbytur, ndërsa disa lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati.

17 persona rezultojnë të zhdukur në veriperëndim të vendit, ndërkohë që dy persona humbën jetën.

Një nga viktimat ishte një zjarrfikës në Luginën Aosta, dhe tjetri ishte në i ri rreth të 30-ave, makina e të cilit u zhyt në një lumë në rajonin e Piemontes ku sipas zyrtarëve situata është kritike.

Qindra punonjës janë dërguar për të ndihmuar fshatrat e bllokuar.

Reshje të tilla shiu nuk ishin regjistruar në Piemonte që nga viti 1958. Stuhia preku gjithashtu rajonet veriperëndimore të Lombardisë dhe Ligurisë. Ru. Do/ FJala.al

 

 

 

Të fundit

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9 vjet më parë, këndi i...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV