Gjykata e Lartë drejt rimëkëmbjes KLGJ kualifikon 4 anëtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas katër vitesh e kyçur, Gjykata e Lartë është drejt ringritjes, ku me kualifikimin nga ana e KLGJ-së së katër emrave për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate dhe plotësimit të saj me 7 anëtarë hapet rruga për shqyrtimin e mijërave dosjeve që prej katër vitesh kanë zënë “pluhur” në këtë instutucion. Margarita Bahulin, Dhimitër Larën, Albana Boksin dhe Klodian Kurushin, u kualifikuan nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili nisi menjëherë procedurat për emërimin e tyre.

Nga Elvis Myrta

Pas një pauze prej më shumë se tri vitesh Gjykata e Lartë është futur në rrugën e rimëkëmbjes. Institucioni më të rëndësishëm i drejtësisë pritet që në ditët në vijim të plotësohet edhe me katër anëtarë të rinj, duke e çuar në total shtatë numrin e gjyqtarëve që do jenë pjesë e kësaj gjykate. Gjykata e Lartë ishte një ndër institucionet që u prek më së shumti nga procesi i vetingut, pasi iu shkarkuan të gjithë anëtarët që ajo kishte, përveç Ardian Dvoranit. Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë, por aktualisht pjesë e saj janë vetëm 3 anëtarë, Sokol Sadushi, Ervin Pupe e Ilir Panda.

Ndërsa duhet të plotësohet edhe me 16 gjyqtarë të tjerë. Sistemi i drejtësisë së re duket se po formësohet, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësorë në mbledhjen e fundit vendosi të kualifikojë katër kandidatë për të qenë pjesë e kësaj gjykatë. Në ditët në vijim pas plotësimit të kritereve KLGJ-ja pritet të emërojë si anëtarë të Gjykatës së Lartë, Margarita Bahulin, Dhimitër Larën, Albana Boksin dhe Klodian Kurushin.

Gazeta “Fjala”, nga burimet e saj brenda Këshillit të Lartë Gjyqësor mëson se pas kualifikimit për gjyqtaren Margarita Buhali do të vijohet me procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative dhe civile, të shpallura me vendimet nr. 82, nr. 85 dhe nr. 86, më datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës me relatore Marçela Shehu. Emri i dytë që pritet t’i bashkohet Gjykatës së Lartë është Dhimitër Lara. Edhe për këtë të fundit dokumentacioni u shqyrtua nga Marçela Shehu.

Dhimitër Lara, i cili aktualisht mban detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit garon për të plotësuar një nga tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative dhe civile. Ndërsa emri i tretë që ka shprehur ambicien dhe që mori miratimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë është ai i Klodian Kurushit. Ai garon për të plotësuar një nga tre vakancat në fushën e drejtësisë penale. Po ashtu, emri i katër që mori dritën jeshile nga anëtarët e KLGJ-së është edhe Albana Boksi, e cila garon për të plotësuar vakancat në fushën e të drejtës civile, të shpallur më datë 26.02.2020 me vendimin nr. 85, si dhe për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, shpallur me vendimet nr. 242 dhe nr. 244, datë më datë 09.07.2020.

Kujtojmë se disa ditë përpara mbledhjes së KLGJ-së, në përzgjedhjen për anëtarët e Gjykatës së Lartë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim zhvilloi një bisedë me përfaqësues të këtij Këshilli. Pas bisedës me anëtarët e KLGJ-së, përmes një botimi në rrjetet sociale, ambasadorja shprehu angazhimin se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi. Po ashtu, ambasadorja i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ-ja duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh ambasadorja.

Përveç kualifikimit të katër anëtarëve për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e fundit kualifikuan edhe dy anëtarë për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme të Apelit. KLGJ-ja vendosi të kualifikojë për të qenë pjesë e kësaj gjykate gjyqtaret, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi. Menjëherë pas këtij vendimi nisën procedurat për emërimin e tyre në detyrë.

Puna në Gjykatën e Lartë ka nis prej dy muajsh

Në korrik të këtij viti pas largimit të Ardian Dvoranit nga posti i drejtuesit të Gjykatës së Lartë, anëtarët e kësaj gjykate, të zgjedhur e komanduar vendosën të zgjidhnin si nënkryetar Sokol Sadushin. Zgjedhja e Sadushit, nxorri nga “koma”, tri vjeçare institucionin elitë të gjyqësorit, i cili nisi menjëherë të marrë në shqyrtim stivën e dosjeve që prej kohësh kanë mbetur pezull. Edhe pse me një numër minimal gjyqtarësh, Gjykata e Lartë pas emërimit të tre anëtarëve të saj të rinj dy muaj më parë, rinisi vlerësimin fillestar të rekurseve. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se në shqyrtim janë marrë çështje emergjente që lidhen me kompetencën apo edhe me kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve.

Gjithashtu, prioritet i është dhënë edhe kërkesave për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve dhe shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit. Burime për “Fjalën” bëjnë me dije se gjyqtarët Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda që prej nisjes së punës së tyre në këtë gjykatë deri tani kanë shpallur rreth 50-60 vendime në Dhomën e Këshillimit. Shifër kjo shumë e vogël në krahasim me dosjet që presin për t’u shqyrtuar.

Lexo edhe :  Çdo mjet i parkuar gabim do bllokohet/ Monitorim i shtuar i akseve rrugore

Shifër kjo shumë e vogël krahasuar me numrin e dosjeve që janë për t’u shqyrtuar, e që kap shifrën në mbi 35 mijë. Numri minimal i gjyqtarëve në këtë gjykatë nuk garanton ritëm të lartë, pa llogaritur këtu që numri i dosjeve shtohet, për shkak edhe të rekurseve të reja. Shqyrtimi i dosjeve në themel ka ngecur pasi, trupa e gjyqësore duhet të ketë së paku 5 anëtarë, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka vetëm 3 anëtarë. Por me emërimet e reja që pritet të bëhen gjatë kësaj jave dhe kjo gjykatë të bëhet me 5 anëtarë, atëherë pritet që të nisë në mënyrë të përshpejtuar gjykimi i të gjitha dosjeve, të cilat kanë ngecur që prej vitit 2016, periudhë kur nisi edhe reforma në drejtësi.

Të hënën mblidhet KED

Përveç ngritjes së Gjykatës së Lartë, është duke vijuar puna edhe për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht, “Gardiani i Kushtetutës dhe ligjshmërisë” në vend, ka vetëm 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari, të zgjedhur nga Kuvendi dhe presidenti, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke ndjekur procedurën për përzgjedhjen e të paktën 2 anëtarëve të tjerë për ta bërë funksionale këtë gjykatë, pasi me 6 anëtarë kjo gjykatë ka të drejtë vendimmarrjeje.

Muajin e fundit ka pasur një presion të madh nga ana e ndërkombëtarëve, ku ngritja e saj është një nga pikat kryesore që i është vënë Shqipërisë për t’u futur  në BE. Në njoftimin e saj në faqen zyrtare KED thotë se mbledhja do nisë në orën 13:00 të ditës së sotme. Në njoftim është publikuar edhe agjenda. “Ditën e hënë, datë 05.10.2020, ora 13:00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite: 1. Informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; Sergjio Mazreku; Sinan Tafaj; Sonila Bejtja; Shaqir Hasanaj; Zhaklina Peto”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se në mujin korrik KED skulifikoi të gjithë emrat për plotësimin e vakacave, ndërsa sot do mblidhet për të plotësuar vakancën e tretë të presidentit.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, të kyçura prej 4 vitesh

Prej më shumë se katër vitesh u bllokuan dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë të bllokuara që prej fundit të vitit 2015. Shkak i bllokimit të këtyre gjykatave u bë Reforma në Drejtësi, ku shumica e gjyqtarëve që ushtronin funksionet e tyre nuk mundën të kalojnë procesin e vetingut.

Por, pati nga ata gjyqtarë që me nisjen e këtij procesi dhanë dorëheqjen, ose u mbaroi mandati dhe nuk u zëvendësuan. Kështu, nga 9 anëtarë që kishte me fillimin e kësaj reforme Gjykata Kushtetuese, tashmë ka mbetur me vetëm 4 anëtarë, madje, njërit prej tyre, më konkretisht, Vitore Tushës, i ka mbaruar mandati. Në prill të vitit 2016, gjyqtarit Vladimir Kristo i mbaroi mandati dhe ai u tërhoq, edhe pse mund të qëndronte deri në zëvendësimin e tij. Tërheqja e shpëtoi Kriston nga procesi i vetingut. Po ashtu, anëtari tjetër, Sokol Berberi, vendosi të tërhiqej nga pozicioni, pasi i kishte mbaruar mandati që në vitin 2016. Të njëjtën rrugë zgjodhi dhe Besnik Imeraj, në vitin 2018, duke dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe shëndetësore.

Imeraj tentoi t’i shpëtonte procesit të vetingut, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e referoi atë në prokurori. Kur kishin mbetur vetëm 6 anëtarë, gjyqtari i kësaj gjykate, Fatos Lulo, iu nënshtrua procesit të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shpalli atë të papërshtatshëm, me argumentin se dispononte pasuri të shumta me burime të pajustifikuara. Vetingu më pas rrëzoi Altina Xhoxhajn, Fatmir Hoxhën dhe Gani Dizdarin. Vetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u konfirmua në hallkën e parë të vetingut, por u shkarkua më vonë, për mospërputhje të pasurisë.

Vetëm një nga nëntë anëtarët fillestarë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, u konfirmua nga vetingu dhe vijon detyrën, edhe pse i ka mbaruar mandati. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Ndërsa për sa i përket Gjykatës së Lartë, kjo gjykatë pas bllokimit prej 4 vitesh, ka rreth dy muaj që ka nisur të shqyrtojë dosjet e shumta që ndodhen në këtë gjykatë. Edhe pse me një numër minimal gjyqtarësh, Gjykata e Lartë pas emërimit të tre anëtarëve të saj të rinj, dy muaj më parë, ka rinisur vlerësimin fillestar të rekurseve.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë vetëm çështje emergjente që lidhen me kompetencën apo edhe me kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve. Gjithashtu, prioritet do t’u jepet edhe kërkesave për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve dhe shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit. Gjyqtarët Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda që prej nisjes së punës së tyre në këtë gjykatë deri tani kanë shpallur disa vendime në Dhomën e Këshillimit. Por, me kualifikimin e 4 kandidatëve për t’u bërë pjesë e këtij institucioni, pritet që të nisë edhe gjykimi i dosjeve të tjera, duke i dhënë zgjidhje qytetarëve të cilët kanë mbetur në dyert e gjykatave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Diaspora socialistët në gjuetinë e 84 votave! Peleshi: Nuk do pranojë kushtin e Berishës

Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë...

“Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli e kritikoi se e bezdis gjatë gjithë kohë, ndërsa Valbona...

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

Lajme të tjera

Web TV