“Me Ramushin, një mbrëmje frymëzuese dhe vëllazërore”. Ky ishte mesazhi i presidentit Ilir Meta pas një takimi me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Një foto e tillë cilësohet edhe si një provokim ndaj Ramës, i cili vetë ai nuk është se i ka pasur marrëdhëniet e mira me ish-kryeministrin e Kosovës, ku përplasjet mes tyre kanë qenë të forta dhe madje ka pasur edhe padi për shpifje në gjykatë.
Pra duket se “dy kundërshtarët” e Ramës janë bërë bashkë mbrëmjen e së dielës duke i dhënë një mesazh të koduar kryetarit të PS-së./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3411903535522562