Ndryshimet e fundit/ Reja me ‘dhimbje koke’, mungesa të rëndësishme në Ligën e Kombeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e radhës në Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Kuqezinjtë nën drejtimin e Edy Rejas kanë vijuar me stërvitjen dhe përgatitjet e këtyre përballjeve. Por në listën e lojtarëve kuqezi mesa duket ka ndryshime në orët e fundit.

Njoftimi i FSHF:

“Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë do të pësojë sërish ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve që janë hasur me klubet. Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive.

Ndërkaq, edhe Giacomo Vrioni nuk është lejuar për momentin për shkak të kuzimeve dhe nëse klubi i tij, Juventusi do t’i japë leje ai mund të bashkohet me kuqezinjtë të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes. Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme zike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit. Për këtë arsye trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

Probleme zike ka shfaqur edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar nga sta mjekësor vazhdimisht.”, shkruhet në njoftim.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nju Jorku kuqezi, shqiptarët marshojnë në paradën e rrugës “Molla e Madhe”

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me...

6 vite burg për drogë, ish-futbollisti ekstradohet nga Dubai

Ish-ylli i Ajax dhe i kombëtares holandeze, Quincy Promes, është ekstraduar nga Dubai në Holandë në bazë të një urdhërarresti që lidhet me një...

Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

E ardhmja e Rei Manajt pritet të jetë larg Sivasporit, skuadër që sezonin e fundit ra nga elita e futbollit turk. Largimi i sulmuesit...

Papa Leoni XVI del kundër Inteligjencës Artificiale, mesazhi i Atit të Shenjtë merr dhenë

Papa Leoni i XVI paralajmëroi mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm që kjo teknologji mund të ketë...

La Liga heq regjistrimin e Joan Garcias tek Barcelona, ja arsyeja

Emri i Joan Garcias u shfaq gabimisht për pak kohë në faqen zyrtare të La Ligas si lojtar i Barcelonës përpara se liga ta...

Lajme të tjera

Web TV