Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Reagon ambasada britanike: Keqardhje që u bë pa dakordësinë e Këshillit Politik

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ambasada britanike ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në reagimin e saj ambasada është shprehur se i vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor janë bërë pa marrëveshjen në Këshillin Politik dhe pa përpjekje për të gjetur konsensusin.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatave.

Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje për të gjetur konsensusin”, shkruan ambasadori.
Ka.Li/fjala.al