Spanja vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Në këtë vend janë regjistruar në total 852 838 të infektuar.
Ndërsa, në orët e fundit janë infektuar me koronavirus në shtetin spanjoll, 2099 persona.
Numri i të vdekurve në orët e fundit për shkak të Covid-19 është 46.
Kurse, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Spanjë deri më tani 32 225 individë.
Ndërkohë, në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19, deri tashmë, mbi 35 milionë persona.
Kurse, kanë ndërruar jetë nga virusi deri tani 1 044 408 njerëz. Ka.Li/fjala.al