Venecia nuk përmbytet për herë të parë pas 1200 vitesh, barrierat funksionuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në datën 3 tetor, ishte parashikuar një baticë me lartësi 135 centimetra, e cila si çdo vit do të përmbyste gjysmën e qytetit Venecian. Për herë të parë sirenat që lajmërojnë vërshimin e ujit në qytet, nuk u pasuan me përmbytje por mesa duket sollën një epokë të re në Venecia.
E shtuna e kaluar është dita e parë që venecianët bëjnë blerjet e sezonit të ri. Ishte gjithashtu dita kur, pas dekadash vonesash, polemikash dhe korrupsioni, qyteti më në fund provoi barrierat e tij të shumëpritura kundër valës së ujit.
Në korrik të këtij viti pati një provë të barrierave, i mbikëqyrur nga kryeministri italian Xhuzepe Konte, kishte shkuar mirë por pa provuar në kapacitet të plotë pasi nuk kishin arritur të përdornin të 78 portat në pengesat që janë instaluar në lagunën Veneciane.Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, funksionoi.
Në 12:05 të mëngjesit, batica e lartë në Sheshi i Shën Markut filloj të vërshojë dhe krijojë pellgje të mëdha të cilët derdheshin nëpër puseta.
Kafenetë dhe dyqanet e sheshit, të cilat shpesh duhet të mbyllen gjatë baticave, mbetën të hapura.
Dhe në rrethin verior të Cannaregio, shumë shtëpi që e hasnin ndër shekuj këtë problematike qëndruan të pacenuara nga uji këtë herë..
Sistemi i mbrojtjes quhet MOSE, italisht për Moisiun, një emër që rrjedh nga Moduli më funksional Sperimentale Elettromeccanico, që do të thotë Moduli Eksperimental Elektromagnetik. Përbëhet nga 78 barriera përmbytjesh të instaluara në shtratin e detit në tre pikat kryesore të hyrjes së lagunës.
Kur batica e lartë arrin, ata mund të ngrihen për të formuar një digë, duke ndaluar detin Adriatik të derdhet në lagunë dhe të përmbytë qytetin.
Alte aktike e Venecias (“ujërat e larta”) zakonisht shihen midis tetorit dhe marsit dhe zgjasin disa orë, duke prekur kryesisht dy zonat më të ulëta (dhe më të vizituara) të qytetit: San Marco dhe zona përreth Rialto. Fenomeni zakonisht shkaktohet nga një kombinim i baticave jashtëzakonisht të larta, presionit të ulët atmosferik dhe pranisë së një ere jugore sirocco.
Baticat ose siç quhen ndryshe në Itali “ujërat e lartë”, zakonisht ndodhin midis muajve tetor dhe mars të cilat zgjasin disa orë, duke prekur kryesisht zonën e San Markos dhe Rialtos. Ujërat e larta formohen nga një kombinim I baticave, presionit të ulët atmosferik dhe erës që fryn nga drejtimi jugor.
Në vitet e fundit, frekuenca dhe ashpërsia e tyre janë rritur për shkak të ndryshimit të klimës. Më 12 Nëntor 2019, qyteti u shkatërrua nga një baticë që arriti në 187 centimetra dhe vendosi nën pushtetin e ujit 90% të qytetit. Bizneset kanë luftuar që të rikuperohen që nga ajo kohë, me një rënie të ndjeshme të turizmit përveç kostove të dëmit. Shkatërrimi, i ndjekur nga pandemia, ka gjunjëzuar vendasit.
Projekti MOSE ka qenë në punë që nga viti 1984, por ka qenë aq i ngarkuar nga vonesat dhe korrupsioni sa shumë Venecianë nuk besuan kurrë se do të funksiononte. Fl.St/fjala.al

Të fundit

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

Lajme të tjera

Web TV