Kastrioti i bën 10 përforcimet, firmosin edhe Rezin dhe Shkalla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krutanët e trajnerit Ndreu firmosin edhe me Rezin dhe me Shkallën. Kastrioti është një nga dy skuadrat që siguroi sezonin e shkuar ngjitjen në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu i është nënshtruar një shndërrimi rrënjësor.

Janë plot 10 lojtarët që janë afruar dhe më konkretisht janë dy brazilianët, mesfushori Moraesh dhe sulmuesi Silva, mesfushorët Silvio Vokrri dhe Fjoralb Deliaj, portieri Alesio Abibi, sulmuesit Redon Danaj, Sebino Plaku dhe Ermir Rezi, dhe mbrojtësit Realf Zhivanaj dhe Silvester Shkalla.

Ky i fundit ka qenë edhe emri më i ri që i është shtuar ekipit krutan të martën pasdreke, më pak se 24 orë pasi kishte nënshkruar gjithashtu për një vit edhe futbollisti me përvojë, Ermir Rezi. Sulmuesi, i cili në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Dinamos, Kamzës dhe së fundmi Erzenit, në sezonin e ri do të jetë pjesë e Kastriotit.

Ndërkaq, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, krutanët do të zhvillojnë të mërkurën, më 7 tetor 2020, duke nisur nga ora 13:00, një miqësore me Skënderbeun. Kjo miqësore do të luhet në fushën e kampit stërvitor të Kombëtares në Durrës dhe vjen teksa të gjitha skuadrat janë ende në pritje të nisjes së sezonit të Kategorisë Superiore, të mbetur pezull për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV